Politike

VD-PARALAJMËRON Meta: Ktheni borxhin ndaj PBB, rrezikojmë financat publike

28 Janar 2022, 09:31 Nga DOSJA
VD-PARALAJMËRON Meta: Ktheni borxhin ndaj PBB, rrezikojmë financat

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i mëshoi fort situatës ekonomike në vend. Gjatë konferencës për mediat, Meta tha se borxhi po rrezikon financat në Shqipëri. Ai tha se niveli real i borxhit është më i madh e se mungon transparenca. Sipas Kreut të Shtetit, borxhi publik duhet të ulet pasi në të kundërt borxhi do të shkaktojë një krizë serioze duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e financave publike.


‘Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më i parë i raportit të borxhit ndaj Prodhimit tw Brendshwm Bruto në një rrugë kthese përndryshe niveli i borxhit do të shkaktojë një krizë serioze duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e financave publike Ligji i buxhetit nuk bëri transparent nivelin e borxhit. Ministria e financave raportoi se stoku i birxhitr është 80 % për 2021, ndërsa FMN e vlerësoi 80.6 Në parashikimet e reja MF raporton se borxhi ka arritur në 80.1 Por kjo nuk pasqyron nivelin real të tij. KLSH raporton se stoku i borxhit paraqitet i nënvlerësur Në llogaritjen e stokut të borxhit do të duhet të përfshiheshin detyrimet e prapambetura, rimbursimi i plotë i tvsh, vendimet e gjykatave kombëtare si dhe detyrimet e tjera Vlera reale e borxhit publik në fund të 2021 mund të përllogaritur më shumë se 84% Në këtë nivel të stokut nuk janë përfshirë çështjet në shqyrtim të gjykatave ndërkombëtare, që janë shumë të tilla. Risku në rritje i PPP-ve, të garancive shtetërore, risku i normave të interesit. Projektet e PPP i kanë lejuar qeverisë të marrë investime të reja klienteliste të paktën në afat të shkurtë. Vlera totale e projekteve PPP në vitin 2022 do arrijë në mbi 45% të PBB”, tha Meta.

LAJMIKRYESOR: Meta: Rrezikojmë krizë!Do i vijë fundi koalicionit ‘bravo-brava’, do u recitoj poezi

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 28 janar 2022 ilir meta meta me gazetaret 28 janar 2022

Sondazh

Poll