Politike

VD-Zgjedhjet/ Meta: Mundësi për të rivendosur integritetin e cënuar rëndë të votës

28 Janar 2022, 11:30 Nga DOSJA
VD-Zgjedhjet/ Meta: Mundësi për të rivendosur integritetin e

DURRËS– Presidenti Meta ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë në bashkitë përkatëse ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale. Nga Durrësi, kreu i shtetit theksoi se 6 marsi duhet të jetë dita kur do të rikthehet integriteti i cunguar i votës dhe ndaj i bëri thirrje të gjitha institucioneve që të kryejnë me përgjegjshmëri rolin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.


Ftoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme, ku përfshihet dhe bashkia e Durrësit, më datën 6 Mars.Është detyra e të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe në radhë të parë të tregojnë respekt për veten e tyre, për dinjitetin e tyre, për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, duke e çmuar votën si të shenjtë, si një mundësi që nuk duhet humbur dhe si e vetmja rrugë morale të kërkosh llogari për atë që ke zgjedhur. Kjo është ajo që mund të them. Për sa i përket institucioneve të tjera, shpresojmë që të gjitha të përmbushin detyrimet e tyre dhe këto zgjedhje të jenë një mundësi për të rivendosur integritetin e cënuar rëndë të votës së lirë.Unë uroj dhe i nxisë të gjithë në këtë drejtim dhe kjo fillon që nga pasqyrimi korrekt i mediave, pa censurë i fushatës dhe vijon me të gjithë aspektet e tjera, pasi ky është një proces dhe nuk ka vetëm një element”, tha Meta.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet e pjesshme lokale ilir meta zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll