Art&Argëtim

Si është të zëvëndësosh Anila Çelën?! Evi Reçi flet për herë të parë për punën e re

20 Shkurt 2019, 10:55 Nga DOSJA
Si është të zëvëndësosh Anila Çelën?!

Kohët e fundit kemi parë shumë artistë të përfshihen në fusha të ndryshme të artit. Para pak javësh kemi mësuar se këngëtarja Evi Reçi do të moderojë “Vizionin e pasdites”. Risjellim në kujtesë që këngëtarja e njohur nuk është për herë të parë aktive në media pasi ajo ka drejtuar disa emisione radiofonike dhe gjithashtu ka punuar ne mediat ne Itali.

Sot Evi Reçi ishte e ftuar në emisionin “Klubi i mëngjesit” në “Club Fm” ku foli për karrierën e saj muzikore, projektet e reja dhe punën e saj më të re si moderadore ne Vision Plus.

Përsa i përket kësaj të fundit këngëtarja u shpreh se propozimi i erdhi nga Holta Dulaku pas bashkëpunimit më të hershëm që kishin pasur në “Dancing with the stars”. Duke pasur parasysh që përsa i përket emisioneve televizive kemi një konkurrencë te fortë, Evi nuk ngurroi t’i thonte dy fjalë.

“ E mira është që jam një orë vonë, dua të bëj mirë punën time. Nuk jam natyrë që t’i shoh shumë këto gjëra”,-u shpreh ajo.

Ndërsa pyetjes nëse është e lehtë të zëvëndësosh Anila Çelën, që ishte bërë ikonë e “Vizionit të pasdites” ajo ju përgjigj: “Nuk është e lehtë të zëvëndësosh Anilën, por unw kam vendosur të sjell diçka nga vetja ime.”

Gjithashtu Evi foli në emision dhe për projektet e saj në këngë. Ajo na informoi që do të rikthehet së shpejti me një bashkëpunim.

“Do të kem një bashkëpunim me Shantel. Kënga do të jetë e ritmeve “ballkan house”, e kam shkruar vetë tekstin për herë të parë, por kam edhe një tjetër këngë solo”,-u shpreh Reçi.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz anila çela drejtuese e emisionit anila çela drejtuese e emisionit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Shkurt 2019, 06:20

Horoskopi 20 shkurt 2019

DashiPërshtatja me mënyrat e reja të bërjes së gjërave zakonisht është e lehtë për ju, por sot mund të ndiheni pak të tronditur nga gjërat e shpejta që po zhvil...