Art&Argëtim

Kush është Gjon’s Tears, talenti shqiptar që po mahnit Francën?

20 Shkurt 2019, 11:22 Nga DOSJA
Kush është Gjon’s Tears, talenti shqiptar që po mahnit

Gjon Muharremaj në vitin 2011 u ngjit në skenën e ‘Albania’s got Talent’ me interpretimin e një kënge të vështirë, por që spikati tepër duke bërë që anëtarët e jurisë të dahsuroheshin me të. Sot ai konkurron denjësisht në ‘The Voice of France’.

Gjoni ka lindur në Zvicër nga dy prindër me origjinë shqiptare, babai nga Kosova, ndërsa nëna nga Tirana. Së fundmi, ai ka publikuar  këngën të quajtur “Babi”, e cila menjëherë u rendit në krye të ‘The Top List’ në muzikën shqiptare,  duke lënë pas hite të momentit nga artistë të tjerë shqiptar.

Emri skenik i Gjonit është Gjon’s tears dhe në një intervistë për Top Awards ai tregon disa detaje interesante.“Emri Gjon’s tears ose lotët e Gjonit më ka lindur ideja kur gjyshi im ka ardhur nga Kanadaja në Zvicër për të më dëgjuar. Një ditë, po i bija një pianoje elektrike duke luajtur këngën ‘Can’t help falling in love’ të Elvis Presley-t. Teksa po performoja këtë këngë për herë të parë për gjyshin tim, pashë që ai ishte me lot dhe tepër i emocionuar. Unë isha i vogël dhe mendoja se si muzika ka këtë magji. Jam ndjerë si superhero. M’u duk shumë e fortë ajo çfarë ndodhi dhe kështu vendosa të mbaj këtë emër pasi është një episod i jetës sime që më ka prekur shumë.”- kështu është shprehur ai pë të shpjeguar se çfarë fshihet në të vërtet pas emrit të artit.

Gjithashtu Gjon në intervistë rrëfeu kuptimin e këngës “Babi”: “Është një këngë e shkruar gjysmë anglisht dhe gjysmë shqip. Flet për një histori mes djalit dhe babait, i cili është një përdorues i alkoolit. Djali i thotë:  ‘Pavarësisht se më kë bërë gjithë këto të këqija, unë t’i fal sepse të dua’. Kjo nuk është një histori personale, pra nuk i dedikohet babait tim. Zgjodha të bëj këtë këngë sepse doja të trajtoja një histori ndryshe nga e imja pasi për mua ishte shumë interesante dhe e rëndësishme të flisja për temën e alkoolit dhe familjes.”

Kënga e Gjon’s Tears, ‘Babi’.

Burimi: Top Music Awards 

L.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture albania's got talent 2011 gjon muharremaj gjon's tears albania's got talent 2011 gjon muharremaj gjon's tears

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Shkurt 2019, 06:20

Horoskopi 20 shkurt 2019

DashiPërshtatja me mënyrat e reja të bërjes së gjërave zakonisht është e lehtë për ju, por sot mund të ndiheni pak të tronditur nga gjërat e shpejta që po zhvil...