Aktualitet

Shembja e Teatrit, Veliaj: Unë fle rehat, ndërgjegjen e kam 100% të pastër

27 Janar 2022, 21:26 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit, Veliaj: Unë fle rehat, ndërgjegjen e kam 100%

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se e ka ndërgjegjen shumë të qetë, pavarësisht se është mban mbi shpinë përgjegjësinë e shembjes së Teatrt Kombëtar. I ftuar në “Çim Peka Live”, Veliaj tha se kur të fillojë edhe Teatri i Ri, gjëja që do të vijë është shumë herë më e mirë, më e bukur, më e madhe dhe më e freskët. 

Pjesë nga intervista

Genc Gjokutaj: A e keni të qetë ndërgjegjen për çështjen e Teatrit Kombëtar? Edhe Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim në kundërshtim me veprimin tuaj…

Erion Veliaj: Ndërgjegjen e kam 100% të pastër. Fle rehat në ato pak orë gjumë që bëj për shkak të punëve. Besoj që kur të fillojë edhe Teatri i Ri, gjëja që do të vijë është shumë herë më e mirë, më e bukur, më e madhe, më e freskët në verë. 

Genc Gjokutaj: E keni lexuar vendimin e GJK?

Erion Veliaj: I referohet një ligji për PPP që nuk u përdor kurrë. Gjykata rrëzoi diçka që ne nuk e kemi përdorur. 

Genc Gjokutaj: Do të ndërtohet Teatri i Ri?

Erion Veliaj: Po presim dy specifikime për pajisjet që bëhen speciale, prodhohen me porosi. Janë disa fonderi, rotativë specialë që do të marrin një kohë të  çmimit, pastaj ta hedhim në garë. Jemi pak ditë larg kryerjes së kësaj. Kaloi një VKM e posaçme për këto që nuk janë në inventar. Inventari i punëve publike ka sa kushton m2 i xhamit, sa kushton tulla, por kur janë gjërat specifike, ti do të marrësh disa oferta, del një VKM e posaçme ti dop të marrësh ca oferta, del një VKM e posaçme vetëm për këto gjëra në buxhet.  

Çim Peka: Keni projekt për Teatrin?

Erion Veliaj: Është projekti i Ingels.

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore erion veliaj erion veliaj

Sondazh

Poll