Aktualitet

Audio-Përgjimi i Veliajt! Rama: E mora në telefon, pse e përmend SPAK i thashë

27 Janar 2022, 21:05 Nga DOSJA
Audio-Përgjimi i Veliajt! Rama: E mora në telefon, pse e përmend

TIRANË– Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar se ka telefonuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj pasi doli audio-përgjimi skandaloz ku ky i fundit dëgjohej teksa kërcënonte FSHF-në me SPAK. I ftuar në “Open”, Rama tha se i kishte kërkuar llogari Veliajt për përmendjen e SPAK dhe se kishte marrë të gjithë informacionin e nevojshëm. Për pjesën tjetër të bisedës, Kreu i Qeverisë tha se ishte një dialog mes djemsh e jo formal dhe se nuk donte as ta dëgjonte apo komentonte.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Qeveria është tërësisht jashtë kësaj çështjeje. Tani axhendën e emisionit tuaj nuk do ta bëj unë, por më shumë interes për shqiptarët do të ishte legalizimi i kanabisit, apo amnisitia për kursimet e emigrantëve. Konflikti mes Bashkisë së Tiranës e FSHF-së nuk është ë interes të njerëzve. Të gjitha përgjimet dalin nga konteksti, nuk i shoh, transformohen e…mora Veliajn ta pyes çfarë është kjo..

Robert Rakipllari: Për një përgjim keni bërë 21 janarin

Edi Rama: Si?

Robert Rakipllari: Keni bërë protestë për 21 janarin për një përgjim që doli në ekrane

Edi Rama: Nuk po flasim për filma, kur del diçka me zë e me figurë që ti më jep lekë e unë marr lekë, nuk bëj dot sikur s’e shoh. Janë dy gjëra të ndryshme. Që po thoja, e mora Veliaj në telefon dhe më sqaroi për pozicionin e tij. Dhe i thashë ‘po SPAK për çfarë e përmend’ se SPAK-u nuk merret me një OJF, FSHF-ja është OJF dhe SPAK nuk merret fare. Unë e di që përgjimet transfomrhen se e kam provuar në kurrizin tim. Atje, çfarë i thoja unë atij dhe çfarë diskutohej në televizione.

Eni Vasili: Kanë nisur hetimet

Edi Rama: Nga SPAK?

Eni Vasili: Jo Prokuroria

Edi Rama: E shikon, aq shumë e kontrollon Veliaj SPAK-un saqë nuk e di se me çfarë merret. Dhe po të na kishin regjistruar tani cfarë folëm e të na fusnin live, ishte toni tjetër. Njerëz jemi ne, mish, kocka, gjak. E mora ta pyes çfarë është dhe më shpjegoi kontekstin, pozicionin e tij, abuzimet e federatës, të gjithë procesin e zgjedhjeve që sipas tij po bëhet përveç çdo standardi. Po i thashë për çfarë e përmend SPAK-un? Kur them që këto përgjime bëhen bazë abuzimi se i kam vuajtur në kurriz. SPAKu nuk ka lidhje me këtë. Është një fjalë e thënë në muhabet, por SPAK nuk ka kompetencë të merret.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama edi rama

Sondazh

Poll