Aktualitet

Berisha rikthehet në Kuvend! Basha-Ramës: Ku shkove me charter para 2 ditësh

27 Janar 2022, 07:12 Nga DOSJA
Berisha rikthehet në Kuvend! Basha-Ramës: Ku shkove me charter para 2

TIRANË– Sot pas më shumë se 5 muajve mungesë, ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer në Kuvendin e Shqipërisë. E me ardhjen e tij nuk kanë munguar as debatet e as akuzat mes dy kaheve në Kuvendin e Shqipërisë. Teksa jashtë dha lajmin se po negocionte me LSI për të hyrë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit si koalicion, brenda Berisha Kuvendit u “kujdes” më shumë për politikën e botës, duke kërkuar që Shqipëria të ndihmonte Ukrainën. Ndërkohë pikërisht kjo deklaratë u përdor nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i përmendi çështjen e Gërdecit.

Përplasja e Berishës u bë me Ballën, pasi kryeministri Edi Rama nuk ndodhej në sallë. Po ashtu, pasi mbaroi fjalën e tij, nga seanca plenare u largua edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ndoshta për të shmangur një konfrontim me liderin historik të PD-së, Sali Berisha. Megjithatë para se të largohej nga salla, Basha akuzoi kryeministrin se udhëtuar me charter luksoz që kërkon 150 mijë euro vetëm karburant, por nuk tregoi se cili ka qenë destinacioni i tij para 2 ditësh.

E ndërkohë që debatet për problemet e tyre politike, asnjë prej depututëve nuk qëndroi gjatë tek protesta që po vazhdonte jashtë, e tek halli i banorëve të “5 majit” dhe Laprakës që kishin mbetur pa shtëpi. Edhe pse e përmendën ndër rreshta, asnjë prej tyre nuk e bëri çështje dite, duke lënë pa depërtuar zërin e qytetarëve në Kuvend.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Chati i Nokës me Nikollën e Manjën, Alibeaj: Berisha e Rama bashkëpunojnë!

“Pas meje mori fjalën Taulant Luca, s’rrihej”, çfarë s’u pa nga largimi i Berishës

6 marsi, Berisha: LSI? Negociatat vazhdojnë! Gjithçka po bëhet, ne s’pengohemi dot

Protesta para Kuvendit, Berisha: Duhet legalizim dhe pastaj urbanizim

Basha ndjek këmba-këmbës Ramën: Para 2 ditësh shkoi e erdhi me charter privat

I kujdesshëm! Bardhi futet në Kuvend me deputeten socialiste, i hap derën

Fiskalizimi, Braçe: Duhet vullnet nga qeveria, bujqësia do marrë goditje të madhe

Gjekmarkaj: I poshtëruar me atë që iu bë Komunitetit Mysliman kur erdhi Erdogan

‘Basha s’më përjashton’/Baçi:Gjeta emër tjetër te vendi im,më thanë shko në korridor

Balla kërkoi ndryshim të rendit të ditës! Alibeaj: Incident, merrni MASA

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kuvendi i shqiperise protesta e banoreve te 5 majit te kuvendi seance plenare 27 janar 2022 kuvendi i shqiperise protesta e banoreve te 5 majit te kuvendi seance plenare 27 janar 2022

Sondazh

Poll