Aktualitet

Këshillimi Kombëtar, Rama: Kartonat s’mungojnë, kemi dhe debat të brendshëm për këtë

27 Janar 2022, 20:12 Nga DOSJA
Këshillimi Kombëtar, Rama: Kartonat s’mungojnë, kemi dhe

TIRANË– Këshillimi Kombëtar, iniciativa e marrë nga kryeministri Edi Rama nuk është një referendum i kamufluar, sipas tij. I ftuar në “Open”, Rama tha se është një person që nuk i pëlqen monotonia e se kjo nismë ndërton ura të tjera komunikimi me qytetarët.

Rama tha më tej se për shumë çështje e pyetje që përmban Këshillimi Kombëtar, ka edhe debate të brendshme në Partinë Socialiste. Kreu i qeverisë tha se votat në Parlament nuk i mungojnë për të miratuar çdo nismë, por fillimisht kërkon të dijë nëse publiku e mbështet diçka apo jo. 

“Mendoj që është lajm i mirë se pavarësisht faktit që ne kemi hyrë në mandatin e tretë jemi në vzhdim të kërkim të rrugëve të reja e kominikimit me njerëzit, forcimit të urës së kominikimit. Unë asnjëherë s’e kam dashur rutinën, inercinë e mosndryshimin. S’është me lidhje kjo, këto janë vendimmarrje tonat, ne s’na mungojnë kartonat për të marrë këto vendime, sepse nuk do nxjerrim sytë për të vënë vetulla. Të konstatosh se shumica e qytetarëve janë kundra dhe t’i shkosh asaj gjëje deri në fund, është budallallëk. Kjo e përforcon bindjen. Të gjitha janë dilema, nuk janë cështje ku ne duam të gjejmë një justifikim. Duke parë reagimet, duke bërë anketime dhe duke bërë edhe vetë pyetësorët e mbushur në kaq pak ditë pa bërë asnjë fushatë, dalim në përfundimin që qytetarët e pëlqejnë këtë gjë. Kam vënë re që shumë qytetarë në komente kërkojnë tu jepet mundësia të bëjnë komentet e tyre, por në këtë rast është i mbyllur. Ne kemi edhe debat të brendshëm për këto çështje, lidhen edhe me një pozicion me partnerët e tjerë, edhe ndërkombëtarë, është një ushtrim që na lidh më shumë me njerëzit. Nuk është histori bravash, a u thye brava apo varreja,”- tha Rama.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama keshillimi kombetar edi rama keshillimi kombetar

Sondazh

Poll