Aktualitet

Digjet shtëpia në Korçë, humb jetën 67-vjeçari

27 Janar 2022, 19:56 Nga DOSJA
Digjet shtëpia në Korçë, humb jetën 67-vjeçari

KORÇË– Një 67-vjeçar, i identifikuar si Edmond Ramollari ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike këtë mbrëmje. Banesa në afërsi të Shkollës së Muzikës në lagjen nr. 5 ku jetonte vetëm i moshuari është përfshirë nga flakët pr shkak të një mbingarkese elektrike në një ngrohëse dhe burri është bllokuar brenda. Nga asfiksimi, ai nuk ka mundur do që të dlaë që aty.

Fqinjët janë shprehur se viktima ishte me probleme të shëndetit mendor e se kishte tentuar të dilte nga besna duke u kërkuar ndihëm atyre. Ata shtojnë se burri në fjalë jetonte vetëm, pasi fëmijët i kishte në Greqi.

“Hipa mbi makinë dhe hapa penxheren. Po bërtisja a ka njeri, mu përgjigj që ka. Më pas hapa derën dhe hyra brenda por nuk mund të qëndroja se i gjithë vendi ishte tym. Ai ishte gjallë akoma. Më pas erdhi zjarrfikësja. Ishte i sëmurë, vuante nga shëndeti mendor,”- thonë ata ndër të tjera.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.01.2022, rreth orës 20:45, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen.”- njofton policia. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll