Aktualitet

Rama: Opozita, si të flasësh me Gjuzin, s’do blindojmë derën e Kreut të Shtetit

27 Janar 2022, 21:58 Nga DOSJA
Rama: Opozita, si të flasësh me Gjuzin, s’do blindojmë

TIRANË– Kushtet për të bashkëpunuar me Opozitën nuk janë më të njëjta. i ftuar në “Open”, Raa tha se propozimi i tij për bashkëpunim mpa asnjë vizë të kuqe është bërë në një tjetër situatë të Partisë Demokratike e se tani gjërat kanë ndryshuar, kështu që nuk mund të jetë i vlefshëm. I pyetur për bashkëpunimin me Opozitën për zgjedhjen e Presidentit të radhës, Kreu i Qeverisë tha se aty nuk di as me kë të flasë, pasi nuk di cila është Opozita. 

Pjesë nga Opozita: 

Edi Rama: Do shikojmë çfarë do të ndodhë me non-gratat apo këta të tjerët. Si do marrë rrjedha, me kë mund të kemi hapësirë të diskutojmë me njërin apo tjetrin, kuptohet që me non-gratan nuk ka asnjë bisedim. Njëri apo tjetri janë deputetë, ka plot aty. Ajo që kam thënë unë për bashkëpunim pa vija të kuqe ishte në një tjetër moment kjo është në një tjetër moment. Çfarë do bëjmë ne tani? Do blindojmë edhe derën e Presidencës? Ku është guri?

Pyetje: Do e zgjidhni vetë Presidentin?

Edi Rama: Është çështje legjitimiteti more zotëri, është sikur të flasësh me Kutim Gjuzin, të paktën ai s’ishte non-grata.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll