Aktualitet

Parashikimi i Ramës; Më 6 mars futet Meta, bashkohet me Berishën

27 Janar 2022, 22:45 Nga DOSJA
Parashikimi i Ramës; Më 6 mars futet Meta, bashkohet me Berishën

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një parashikim zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. I ftuar në “Open”, ai është shprehur se në zgjedhje do të futet edhe presidenti Ilir Meta. Sipas Kreut të Qverisë, Meta do t’i bashkohet ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke bërë batuta, Rama shtoi më tej se Berisha dhe Meta do tu ofrojnë njerëzve varetë, ‘non gratat’, kurse kryedemokrati Lulzim Basha, bravat. Mes këtyre alternativave, Rama tha se njerëzit do të zgjedhin kandidatët e tij, të cilët thotë se do t’i ketë normalë.

“Do bëj një parashikim, në zgjedhje do shkojmë me kandidatë normalë, njerëz normalë që do të shkojnë të ofrojnë një kandidaturë për punë, përballë do të kenë brava, do të kenë vare. Dhe jam i bindur 100 për qind, 1000 mijë për qind që do të futet edhe Ilir Meta. Mbajeni mend tani që nongrata do të bashkohet me Ilir Metën, Ilir Meta është edhe grata edhe nongrata dhe do të jenë të dy bashkë atje, brava, qysqi, trasta të mbledhur atje. Çfarë do zgjedhin njerëzit, njerëzit duan të zgjedhin kryetar bashke, këta do zgjedhin bravaxhintë, trastaxhinjtë dhe qysqixhinjtë. Ilir Metën Metën e ke me Saliun, grata, nongratam grata, i ke bashkë të dy sepse është ajo shprehja se ishim te xhamia; çfarë ndodh në fund me derën e xhamisë,”- thaRama.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 edi rama zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll