Politike

Berisha:Kush do të marrë pjesë në zgjedhjet duhet të fitojë primaret të dielën

27 Janar 2022, 20:12 Nga DOSJA
Berisha:Kush do të marrë pjesë në zgjedhjet duhet të

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se për kandidatët e zgjedhjeve të pjeshme, do të bëj zgjedhje primare ditën e djelë. I ftuar në emisonin “Opinion”, në Tv Klan, Berisha tha se në bazë të zgjedhjeve primare do të përcaktohen kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit. Për të paraqitur kandidaturat  për zgjedhjet primare, personat që do të marrin pjesë kanë kohë deri ditën e nesërme, njoftoi Berisha.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Ky është një proces i pandalshëm, në asnjë lloj diskutimi pjesëmarrja në procesin zgjedhor. Po aplikojmë standardin që kemi mishëruar në statutin e partisë, standardi është primari Sipas këtij standardi….

Fevziu: Kur do jenë primaret?

Berisha: Ditën e dielë. Në të 6 bashkitë.

Fevziu: Në bazë të rezultatit do të përcaktohen kandidatët?

Berisha: Vetëm në në bazë të rezultatit. Ai që fiton…

Redi Shehu: Del koha për primaret?

Berisha: Këto janë primare në kushte të veçanta. Nëse do ishte datë e zakonshme ti këtë e filloje 4 muaj përpara. Tani kemi 45 ditë kohë dhe ne kemi racionuar kohën dhe dita e dielë është përcaktuar primare për ata që duan të marrin pjesë në këtë garë dhe plotësojnë kriteret.

Fezviu: Janë paraqitur kandidaturat?

Berisha: Kandidaturat po paraqiten.

Fevziu: Janë paraqitur kandidatura deri tani?

Plot. Në primare normalisht gara nuk është vetëm votimi. Por përsëri votimi nga anëtarësia është shumë më mirë se emërimi. Dhe këta që do shkojnë të votohen, ai që merr vota më shumë ai është fitues

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll