Politike

Berisha mund Bashën brenda PD dhe jashtë saj, rritet pëlqyeshmëria ndaj Ramës

27 Janar 2022, 21:55 Nga DOSJA
Berisha mund Bashën brenda PD dhe jashtë saj, rritet

TIRANË- Pëlqyeshmëria e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka rënë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Rritje të pëlqyeshmërisë ka shënuar kryeministri Edi Rama: 50% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të.

Mes liderëve demokratë, shqiptarët preferojnë Berishën (21%) para Bashës (17%) edhe pse diferenca mes tyre është ngushtuar në krahasim me muajin tetor. Ish-kryeministrin Berisha, sot shqiptarët e pëlqejnë më pak (-7 pikë përiqndje), sesa në muajin tetor, përpara përplasjes në selinë blu.

Mes votuesve të PD, thuajse gjysma e tyre (47%) kanë mendim pozitiv për Sali Berishën. Vetëm thuajse 39% e votues të PD kanë mendim pozitiv për kryetarin e saj, Basha. Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Marrë nga Euronews

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha sali berisha sondazhi edi rama lulzim basha sali berisha sondazhi

Sondazh

Poll