Politike

PD: Berisha dhe Rama janë paketë, prandaj Noka komandon Nikollën

27 Janar 2022, 17:20 Nga DOSJA
PD: Berisha dhe Rama janë paketë, prandaj Noka komandon Nikollën

TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama janë bashkë kundër PD-së. Me anë të një postimi në Facebook, PD, ka publikuar një video nga mesazhet e deputetit Flamur Noka si dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe shkruan se e vërteta dhemb më shumë se çdo gjë. Gjithashtu shkruhet se kushdo që është me mend në kokë e kupton që Berisha dhe Rama janë paket me njeri-tjetrin.

Postimi i Plotë:

Kur merresh vetëm me gënjeshtra dhe del e vërteta, ajo të dhemb edhe më shumë. Si ka mundësi që Flamur Noka i jep urdhra Linditës dhe Lindita bën siç do Flamuri dhe ia jep flalën Berishës?! Kjo ndodh vetëm kur ata janë bashkë dhe kanë një qëllim, që një deputet urdhëron kryetaren e Kuvendit kujt ti japë fjalën dhe kujt jo. Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, dhe ajo është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama flamur noka lindita nikolla partia demokratike sali berisha edi rama flamur noka lindita nikolla partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll