Politike

Të ndarë mes Bashës e Berishës, Ilir Vrenozi kërkon djalin: Hajde o bir në shtëpi

27 Janar 2022, 16:54 Nga DOSJA
Të ndarë mes Bashës e Berishës, Ilir Vrenozi kërkon

TIRANË– Ilir Vrenozi një nga mbështetësit më të zjarrtë të ish-kryeministrit Sali Berisha kërkon që i biri, i cili mbështet kryedemokratin Lulzim Basha të kthehet në shtëpi. Në një postim në Facebook, Ilir Vrenozi shkruan se ndërkohë që ai ishte shoqëruar në polici, djali ndodhej krah Salianjit e mbështeste grupi ne Bashës.

“O djali im,ne te njejten kohe qe une isha i shoqeruar ne polici sepse me denoncoi Salianji kompani se do godisja me veze Bashen, ti rri ngre gishtat me keta , me keta qe hedhin gaz mbi babane tend dhe e shoqerojne 4 ore ne Polici…O djali im, se kupton qe ata po te perdorin… ke tre dite qe ske ardhur ne shtepi… a vella mos te kane bere ndonje vaksine mo bir. Enri Vrenozi e more vesh qe une isha shoqeruar ne polici, e zgjodhe te shkoje ne Basha, sesa ne komisariat te interesoheshe per babain. Faleminderit bir per respektin,”- shkruan Vrenozi në një postim.

Ilir Vrenozi përfundoi në polici pasi u përplas me mbështetësit e kreut të PD-së në momentin që Basha shkoi në Korçë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enri vrenozi ilir vrenozi enri vrenozi ilir vrenozi

Sondazh

Poll