Politike

Manja-Alibeajt: Nuk e kam unë fajin që ju e keni shpallur Nokën kulak

27 Janar 2022, 20:10 Nga DOSJA
Manja-Alibeajt: Nuk e kam unë fajin që ju e keni shpallur Nokën

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar pas publikimit të një bisede në WhatsApp me deputetin demokratik Flamur Noka. Gjatë seancës parlamentare, Manja i është përgjigjur akuzave te deputetit Enkelejd Alibeaj tha se nuk ekziston asnjë komplot mes qeverisë Rama si dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Manja tha se me Nokën që 10 vite që është në një sallë parlamentare dhe se nuk e ka ai fajin që PD-ja e ka shpallur atë kulak.

Mësova që zoti Alibeaj paska folur për një komplot te qeverise me foltoren, pa një sms timin me z.Noka. Po mor zotëri, njerëz jemi, shqiptar jemi. Kam 10 vjet me Flamur Nokën në këtë sallë. Po tani pse e keni shpallur ju Flamur Nokën kulak nuk është faji im. Do flas edhe me Flamurin edhe me ju. Se ju nesër mund të pajtoheni. Komplot i madh i Foltores me qeverinë Rama.

Tani që ju keni këtë hallin njëri thotë Rama është me Foltoren, tjetri thotë është me këtë tjetrën. Ju ftoj që mirë që nuk bëheni si formacion politik, por të paktën jepni kontributin si qytetar në këshillimin kombëtar. Sa për luftën kundër korrupsionit këtu kemi diferencë. Po miratojmë disa ligje për të forcuar luftën kundër korrupsionit. Ky ishte sot debati real. Korrupsioni nuk luftohet vetëm me fjalë. Kush ka thënë në këtë sallë. Luftohet edhe përmes mekanizmit ligjor.

Luftohet çdo ditë. Mos kujtoni se ata që na ndjekin ju besojnë ju në këtë që thoni. Sepse nuk i besoni ju vetë këto që thoni në Foltore. Duke qenë se jemi në ligjin e noterisë, nga mbi 400 licenca noterësh, 319 i keni dhënë ju. Tani flisni ju për sistemin noterial. Kjo nuk duhet t’iu pengojë të bashkoni votat me ne për ligjin e noterisë. Janë rekomandime që na i kanë dhënë organizmat kombëtarë që kemi marrë”, deklaroi Manja.

LEXO EDHE: Chati i Nokës me Nikollën e Manjën, Alibeaj: Berisha e Rama bashkëpunojnë!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka sali berisha ulsi manja flamur noka sali berisha ulsi manja

Sondazh

Poll