Politike

Mesazhe me Manjën dhe Nikollën, Noka: I kërkova kryetares t’i jepte fjalën Berishës

27 Janar 2022, 16:22 Nga DOSJA
Mesazhe me Manjën dhe Nikollën, Noka: I kërkova kryetares

TIRANË – Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Flamur Noka reagoi ashpër pas akuzave nga n/kryetari i PD Enkelejd Alibeaj se mesazhet e tij me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla treguan se ish-kryeministri Sali Berisha po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama në dëm të PD.

Në një mesazh të publikuar në Facebook, Noka shkruan se ai nuk është njeri që bën pazare për të punësuar gruan e tij dhe sa nuk ka përfituar para nga shoqata Basha-Bardhi prej qeverisë.

POSTIMI I FLAMUR NOKËS:
Shoqata e Bravave sot nepermjes pengut te Kapllan Pallateve te 5 Majit paska ciceruar kunder meje. Une kurre nuk kam bere e as bej biseda per pallate te 5 Maji a tjeterkund, apo media qe ju ben fushate atyre. Une kam komunikuar me Kryetaren e kuvendit qe ti jepet fjala ish Kryeministrit Berisha .Sms e tregon qarte. Ulsiun ta pyesin se pse kam komunikuar. Nuk kam bere pazare qe te me fus ne pune gruan sic i ka kerkuar pengu i pallateve te 5 Majit .Flamur Noka i ka kerkuar te rrij larg pazareve Rama-Brava ne Diber .Jua thote vete ai pse debatuam. Se kush ben pazare shqiptaret e kane pare ne 17 Maj,..Milionat dhe karriket e ministrave nga Edi Rama i kane marre vetem kllounet e shoqates Basha – Bardhi ndersa Flamur Noka bashke me gjithe demokratet e vertete kane marre burgjet e regjimit ,gazin lotsjelles dhe 6 pale zgjedhje te humbura si fature e pazareve Rama – Brava.

LEXO DHE KËTË:

Chati i Nokës me Nikollën e Manjën, Alibeaj: Berisha e Rama bashkëpunojnë!

Mesazhet në Whatsapp të Flamur Nokës! Kapet ‘mat’, biseda me Nikollën e Manjës

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka lindita nikolla ulsi manja flamur noka lindita nikolla ulsi manja

Sondazh

Poll