Politike

Berisha: Lu më solli dosjen e Bashës në zyrë, rrezikonte burgun ndaj dogji mandatet

27 Janar 2022, 22:00 Nga DOSJA
Berisha: Lu më solli dosjen e Bashës në zyrë, rrezikonte

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu i ka dhënë dosjen “Muzin”, ku sipas tij, kryedemokrati Lulzim Basha përfshihej në pastrimin e parave. I ftuar në emisionin “Opinion”  në Tv Klan, Berisha tha se në momentin që dosja “Muzin” mbërriti në Tiranë, Basha u thirr për të dëshmuar dhe sipas Berishës, Bashës i është kërkua që të largonte Berishën ose do të futej në burg. Berisha gjithashtu ka shtuar se mandatet në vitin 2019 i dogji pasi rrezikonte burgun me dosjen Muzin.

“Për mandatet është vendim i tij personal. Ia kërkuan gjermanët? Mua s’ma ka thënë këtë. Ai që nuk dogji mandatin ka transkriptuar fjalë për fjalë çfarë u tha në mbledhje. Unë kam thënë është vendim i rëndë, mund të na çojë në fitore, mund të na çojë në katastrofë. Dhe do na çojë në probleme me faktorin ndërkombëtar. Ky ka qenë qëndrimi im. Unë mendova atëherë se ai besoi se duke polarizuar shoqërinë do të mund të rrëzonte Edi Ramën, sepse atë vendim ai erdhi dhe e pas një proteste dhe gjykoi se protesta do të fuqizohej.

Ndaj i thash se mund të na çojë në fitore ose në katastrofë. S’mund të ishte kurrë vendimi im ky. 100% ka gënjyer. Ky rrezikonte burgun me dosjen Muzin. Fillimisht nuk e kam besuar. E pyeta si shkuan paratë te Nik Muzin? Më tha u krijuan ca grupe shqiptaro-amerikanë dhe unë e besova. Dosja “Muzin” i është dhënë raporti i huaj një gazetari dhe ai e ka bërë publike. Dosja nuk bazohet nga raporti. Ambasadori amerikan më solli mua dosjen. Donald Lu më solli dosjen, por ai pretendonte, për mua gabim, se ato ishin para ruse sepse që ta dini ju nga Skocia një kompani ishte blerë nga një skocezë por ishte krijuar nga dy rusë dhe ato ishin para ruse. atë nuk e besoja kurrë se mund të kishte shkuar deri aty çështja”,-tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike donald lu dosja muzin sali berisha donald lu dosja muzin sali berisha

Sondazh

Poll