Politike

Banorët e ‘5 Majit’, të padukshëm për propagandën e Ramës dhe Opozitën

27 Janar 2022, 16:12 Nga DOSJA
Banorët e ‘5 Majit’, të padukshëm për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk është në humor sot për propagandë! Ose nuk ka asnjë premtim qoftë edhe bosh për të pastrehët. Banorët e zonës së “5 majit” dhe Laprakës, u mblodhën para Kuvendit për të kërkuar të drejtën që ua njeh Kushtetuta, e zeza mbi të bardhë: të drejtën e strehimit! Por kryesocialisti duket se nuk ka pasur nerva që t’i gënjejë sot.

Të gjithë së bashku, që prej orës 09:30 janë mbledhur sot duke pritur tek hyrja e Kuvendit Ramën, ose të besuarën e tij, ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Por pa asnjë sukses! Për turpin e tyre, deputetët socialistë e demokratë kanë hyrë njëri pas tjetrit me makina superluksoze, ndërkohë që as sytë s’kanë denjuar që t’i kthejnë nga ata qytetarë që me 25 prill u dhanë votën.

Çuditërisht mungoi edhe Edi Rama! Edhe pse nuk ka njoftuar asnjë aktivitet me shumë rëndësi, nuk u paraqit fare sot në Kuvend, ndryshe nga çfarë bëri për protestën e tetraplegjikëve dhe fermerëve të Lushnjes. Për këta të fundit shkoi enkas në Parlament duke marrë përfaqësues për të komunikuar me ministret përkatëse. Madje e transmetoi të gjithë takimin në rrjetet e tij sociale.

E meqë kohët e fundit, socialistët kanë nisur që të besojnë frikshëm tek “rastësia”, sot pranë tyre nuk shkoi as kryedemokrati Lulzim Basha. Por edhe pse mungoi vetë nuk denjoi as të dërgonte të kudogjendur Enkelejd Alibeaj, të deleguarin e përhershëm, që të dëgjonte të paktën qytetarët. 0 konktakt! Edhe Xhelal Mziu bëri sikur nuk e pa turmën, që nuk ia kurseu 2-3 fjalë të “mira”.

Ndoshta dhe PD-ja zyrtare ka besuar fjalët e ministres: Nuk ka protesta! Po ata jashtë Kuvendit ç’janë?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha protesta per shembjen e banesave 27 janar 2022 edi rama lulzim basha protesta per shembjen e banesave 27 janar 2022

Sondazh

Poll