Politike

FSHF/ Shehi: Për një top flisni kështu ju, imagjinoni ç’bëni për zgjedhjet

27 Janar 2022, 14:34 Nga DOSJA
FSHF/ Shehi: Për një top flisni kështu ju, imagjinoni

TIRANË – Deputeti i opozitës Dashamir Shehi reagoi lidhur me konfliktin e krijuar midis kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Në seancën e sotme të parlamentit, Shehi tha se gjuha që përdor Veliaj shkon drejt dhunës, agresivitetit dhe injorancës. Ai shprehu dyshime se kur pushteti reagon kaq dhunshëm për futbollin, për zgjedhje mund të angazhohet akoma më shumë.

“Është një sherr pafund, por i pajustifikuar dhe pa moral brenda. Nuk është puna a është burrë i mirë apo i keq ai te federata. Por nëse duhet hequr gjenden format dh mënyrat për të larguar një nga posti. Me atë gjuhë që përdor ai kryetari i bashkisë, është gjuha për t’i dhënë krah dhunës, agresiviteti, injorancës. Ky është një turp i madh. Kaq rëndësi paska topi në Shqipëri që bëhet kaq zhurmë. Më lind me të drejtë dyshimi, kur për një federatë si kjo e Shqipërisë bëhet gjithë kjo hata imagjino ç’të bëni ju për zgjedhjet. Kjo më tremb mua. Do doja të reflektoni për këtë fenomen. Kjo sallë është përdorur me të gjitha fjalët e këqija për politikën e madhe. Çfarë do bëhet për zgjedhjet që janë pa asnjë muaji, apo për të tjerat”, deklaroi Dashamir Shehi në parlament.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashamir shehi erion veliaj presidenti armand duka dashamir shehi erion veliaj presidenti armand duka

Sondazh

Poll