Politike

Chati i Nokës me Nikollën e Manjën, Alibeaj: Berisha e Rama bashkëpunojnë!

27 Janar 2022, 14:06 Nga DOSJA
Chati i Nokës me Nikollën e Manjën, Alibeaj: Berisha e Rama

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas chattit të deputetit Flamur Noka me kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Për nënkryetarin Alibeaj, ky është një fakt që ish-kryeministri Sali Berisha bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa shton se e vetmja opozitë në vendin tonë është Partia Demokratike. 

“Që prej 9 shtatorit, Sali Berisha, për të hequr vëmendjen nga non grata e tij për korrupsion, ka nisur një fushatë të turpshme shpifjesh e mashtrimesh kundër lidershpit të PD. Ndërsa hedh mashtrime nga më ordineret, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të pasurohen duke bashkëpunuar me Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Edi Ramës i duhet një njeri si Sali Berisha, ish-kryeministri i vetëm në Europë i shpallur non grata për korrupsion, një njeri i izoluar nga SHBA dhe BE. Prandaj Rama i ka vënë në dispozicion gjithë makinerinë e propagandës së tij duke bashkëpunuar më së miri me të, siç ndodh dhe në këtë komunikim të kapur nga mediat ku Flamur Noka bashkërendon me Ulsi Manjën dhe Lindita Nikollen. Nga njëra anë ndajnë pazare dhe koordinojnë luftën kundër PD, nga ana tjetër foltorexhinjte non-grata sulmojnë lidershipin e PD. Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën,“-shkruan Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: Berisha rikthehet në Kuvend! Basha-Ramës: Ku shkove me charter para 2 ditësh

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj flamur noka mesazhet e flamur nokes enkelejd alibeaj flamur noka mesazhet e flamur nokes

Sondazh

Poll