Sport

Vetëm 18-vjeç, prezantohet sulmuesi i Milanit, do të mbajë numrin e Kaka-s

27 Janar 2022, 19:12 Nga DOSJA
Vetëm 18-vjeç, prezantohet sulmuesi i Milanit, do të mbajë

ITALI– Milan ka vendosur të investojë për të ardhmen. Klubi kuqezi ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit Marko Lazetic nga Crvena Zvezda. Lojtari ka nënshkruar deri më 30 qershor të vitit 2026 dhe do të nisë menjhëherë përgatitjet me skuadrën. Ai do të veshë një fanellë të rëndë për ngjyrat kuqezi: numrin 22 që ka qenë mbi supet e Kaka-s në të kaluarën.

I rritur në akademitë e të rinjve të Crvena Zvezdës, Lazetic fitoi përvojë si I huazuar te Graficar duke shënuar 4 gola në 14 paraqitje. Këtë sezon ai luajti 16 ndeshje me fanellën e Crvena Zvezdës duke shënuar një gol.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport crvena zvezda marko lazetic milan crvena zvezda marko lazetic milan

Sondazh

Poll