Politike

VD-Duma: Berisha fliste këtu dhe ju shkëlqenit, shikonit si mundim vetveten

27 Janar 2022, 13:10 Nga DOSJA
VD-Duma: Berisha fliste këtu dhe ju shkëlqenit, shikonit si mundim

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma deklaroi ditën e sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë se në momentin kur Berisha po fliste në Kuvend, socialistët ishin të qeshur. Ajo tha se kur Berisha fliste, të gjithë e shikonin dhe shkëlqenin duke menduar se PD kishte mundur veten.


“Jemi përballë njëri-tjetrin duke mashtruar secili më shumë. Dalin ministra dhe thonë këtu ju kemi mundur tre herë. Në fakt ne nuk jemi mundur nga ju. Ju keni mundur një gjë, të drejtën e shqiptarëve për mirëqënie, shpresë. Që s’thuhen të vërteta më ju e konsideroni mafiozllik politik. Unë do ta filloj nga të vërtetat tona. Jemi mundur, por jo nga ju, jemi mundur nga vetja. Çohet këtu më i vjetri ndër nesh dhe jemi përpjekur ta nderojmë dhe thuhet gjithçka është e mundur për ta bërë ta pamundur opozitarizmin. Ai fliste, ju shkëlqenit sepse shikonit sesi ne mundim vetveten. Një gjë është e sigurt, të thuash të vërtetëtn është forcë, të fshihesh pas të vërtetave të tjetrit është dobësi. Në kaq mandate ju nuk thoni dot një të vërtetë”, tha ajo.

LAJMIKRYESOR: LIVE/ Rama mungon! Berisha vjen në Kuvend, Basha largohet nga salla (DISKUTIMET)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grida duma seance plenare 27 janar 2022 grida duma seance plenare 27 janar 2022

Sondazh

Poll