Aktualitet

Zgjedhjet e 6 marsit, PS mbledh nesër Kryesinë, do zyrtarizojnë kandidatët

27 Janar 2022, 13:48 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 6 marsit, PS mbledh nesër Kryesinë, do zyrtarizojnë

TIRANË– Partia Socialiste duket se do të dalë publikisht me 6 emrat e saj, kandidatët zyrtarë që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Nesër, në orën 17:30, pritet që socialistët të mblidhen në seli për të marrë një vendim përfundimtar. Megjithatë deri më tani ka emra që qarkullojnë në rrjet, edhe pse asnjë nuk është zyrtarizuar nga vetë kryesocialisti Edi Rama.

Deri më tani në Bashkinë e Dibrës mendohet se do të kandidojnë Rrahim Spahiu, një person me të shkuar larg politikës por me karrierë të gjatë në fushën e financave pasi së fundi ka mbajtur postin si drejtor banke. Ndërkohë që përflitet edhe emri i Shkëlqim Murrjas, drejtuesi i komanduar i Bashkisë, pas dorëheqjes së Dionis Imerajt.

Po ashtu, në Lushnje mendohet se do të propozohet Eriselda Sefa, e cila  aktualisht kryetare e komanduar në këtë bashki pas arrestimit të Fatos Tushes. Ndërsa edhe në Durrës, mendohet se do të lihet në të njëjtin post që është Emirjana Sako, e cila kryen prej dy vitesh funksionin e kryetares së komanduar. Në Shkodër mendohet se do të garojë Majlinda Angoni, e cila prej dy vitesh mban detyrën e Prefektes së qarkur, ndërsa fituesit të zgjedhjeve të fundit në këtë bashki, Valdrin Pjetrit, Rama ia ka hequr mundësinë për rikandidim. Megjithatë nuk përjashtohen edhe surprizat. Zgjedhjet e pjesshme lokale u dekretuan nga presidenti Ilir Meta që të zhvillohen më 6 mars, ndërkohë që fushata do të nisë që më 14 shkurt.

SHIKO EDHE KËTË:

EMRI/ Zbulohet kandidati i socialistëve për Dibrën në zgjedhjet e pjesshme lokale

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 edi rama zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll