Aktualitet

Zgjedhjet/ Celibashi-kryetarëve të njësive vendore: Lajmëroni me shkrim zgjedhësit

27 Janar 2022, 13:23 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Celibashi-kryetarëve të njësive vendore:

TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka rikujuar ditën e sotme kryetarët e njësive të qeverisjes vendore ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në 6 Mars. Me anë të disa njoftimeve të bëra në rrjetin social ‘Tëitter’, Celibashi rikujton detyrimin që kanë për të lajmëruar me shkrim zgjedhësit e përfshirë në listën e zgjedhësve të shpallur tashmë nga zyrat e gjendjes civile për qendrat e votimit.

Lajmërimi me shkrim i zgjedhësve duhet të përmbajë informacion mbi qendrën e votimit, vendndodhjen dhe adresën e saj, si dhe numrin rendor të zgjedhësit në listën e zgjedhësve të qendrës së tij të votimit. Zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars zhvillohen në një kohë të shkurtër, ndaj kryetarët e njësive të qeverisjes vendore duhet ta përmbushin këtë detyrim sa më parë, në mënyrë që zgjedhësit të kenë kohën e mjaftueshme për tu njohur me informacionin e nevojshëm zgjedhor.

NJOFTIMI:

U rikujtoj kryetarët në detyrë të një të qeverisjes vendore ku disa zgjedhjet e pjesshme në 6 Mars 2022, që ka për të lajmëruar me shkrim zgjedhësit e përfshirë në listën e zgjedhjeve të shpallur tashmë nga zyrat e gjendjes civile. Zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars në një kohë të shkurtër, ndaj kryetarët e njësive të qeverisjes vendore duhet të mbahen në këtë mënyrë sa më parë, në mënyrë që zgjedhësit të kenë kohë më të mirë për t’u njohur me informacionin e nevojshëm zgjedhor.KQZ i bën pjesët e bashkive Dibër, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë & Lushnjë, të kontrollojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve & vendosjen e qendrës së tire të votimit. Info gjendet edhe tek http:// kqz.gov.al ose http:// mb.gov.alU kujtoj ushtruesve të detyrës së kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme më 6 mars 2022, detyrimin që kanë për të njoftuar me shkrim zgjedhësit e përfshirë në listën e zgjedhësve të siguruar tashmë nga zyrat e gjendjes civile.Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit zhvillohen në një kohë të shkurtër, ndaj ushtruesit e detyrës së kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore duhet ta përmbushin sa më shpejt këtë detyrim, në mënyrë që zgjedhësit të kenë kohë të mjaftueshme për t’u njohur me informacionin e nevojshëm zgjedhor.KQZ-ja u bën apel qytetarëve të bashkive Dibër, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë që të kontrollojnë emrin në listën ezgjedhësve dhe vendndodhjen e qendrës së votimit. Kontrolloni gjithashtu faqet zyrtare të internetit , http://kqz.gov.al dhe http:// mb.gov.al

Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë vendit që do të mbahen më 6 mars do të nisë më 19 shkurt. Ky ishte vendimi që u miratua ditë më parë pas propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Kandidatët do të kenë vetëm 14 ditë kohë për fushatën e tyre.

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme lokale ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll