Aktualitet

Kallëzohet në SPAK Erion Veliaj, PD: I dha trafikantit ndërtimin te ‘5 Maji’

27 Janar 2022, 13:15 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë. Me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, PD thotë kallëzimi është kryer për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Në kallëzim thuhet se Bashkia Tiranë ka kualifikuar dhe shpallur fitues në tenderat e rindërtimit në lagjen 5 Maj në Tiranë, me vlerë më shumë se 10 milion euro, kompaninë në pronësi të shtetasit Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, që sipas PD është person me rekorde të rënda kriminale.

PD thotë se pronari i kompanisë është një person i dënuar për trafik droge në Itali dhe Spanjë, zotërues i shoqërisë Alesio 2014 sh.p.k. Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjini është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës dhe për këtë rezulton të jetë i dënuar me 8 vite e 9 muaj burg.

“Sipas ligjit për prokurimet publike autoriteti kontraktor ka detyrimin për të skualifikuar një operator ekonomik, kur anëtari i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak i kompanisë është i dënuar për organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe i veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në cilësinë e tij si titullar i autoritetit kontraktor, duke shpërdoruar detyrën dhe duke shkelur ligjin e prokurimeve publike, ka injoruar këtë detyrim, duke konsumuar veprat penale të sipërcituara”- thuhet në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike erjon veliaj partia demokratike pd kallezon ne spak veliajn erjon veliaj partia demokratike pd kallezon ne spak veliajn

Sondazh

Poll