Aktualitet

Protesta para Kuvendit: Kryeministër, eja ulu me popullin, zgjedhjet do vijnë prapë

27 Janar 2022, 09:29 Nga DOSJA
Protesta para Kuvendit: Kryeministër, eja ulu me popullin, zgjedhjet do

TIRANË– Banorët e zonës së “5 majit” dhe të Laprakës kanë kërkuar ndihmën e ambasadorëve të huaj dhe konkretisht të asaj amerikane, Yuri Kim për të zgjidhur problemin e tyre me prishjen e banesave të tyre. Në fjalën e tij, me megafon, ai kërkoi mbështetje, ndërkohë që edhe nga kryeministri Edi Rama kërkoi bashkëbisedim. 

“Zoti kryeministër zgjedhjet do të vijnë përsëri, eja dhe ulu me këtë popull. Na sqaroni. Do të mbeteni vetëm ju këtu me pronat e vjedhura. Ejani dhe takoni popullin. Zoti kryeministër kur keni ardhur në pushtet, keni premtuar se nuk do na prishen pronat. Ti zoti kryeministër ke vendosur dhe kryer këtë mashtrim për të na vjedhur pronat. Le thënë po të ngrihet Enveri nga varri atëherë do t’ju prish shtëpitë. Kush është ngritur nga varri tani? Zonja ambasadore, ejani me ne. Ejani tërhiqjuani veshin hajnave tanë. Këtu ka marrë fund çdo gjë…,”-tha ai. 

LAJMI KRYESOR: Protestë para Kuvendit dhe Bashkisë! Banorët e ‘5 Majit’ e të Laprakës: Na dëgjoni!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama protesta per shembjen e banesave 27 janar 2022 yuri kim edi rama protesta per shembjen e banesave 27 janar 2022 yuri kim

Sondazh

Poll