Aktualitet

VD-‘Ju lutem’/Berisha zbut ‘gjuhën’ me Nikollën: Zonjë! Keni bërë ligje për të më…

27 Janar 2022, 10:46 Nga DOSJA
VD-‘Ju lutem’/Berisha zbut ‘gjuhën’ me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbutur gjuhën me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Asaj që dikur i drejtohej si “Ndrikull Nikolla” sot i është referuar si “zonjë”, ndërkohë që pretendonte se Kuvendi kishte miratuar ligje për të mos i dhënë fjalën në Foltore. Ndërkohë që edhe njëherë Nikolla ka ndërhyrë duke i kërkuar që të mos e vijonte fjalën nga vendi, edhe pse e kishte kërkuar për procedurë.


PJESË NGA BISEDA:

Berisha: Raportet cilësojnë Shqipërinë si qendrën operacionale të organizatave kriminale të rajonit e jo vetëm. Mendoj se në trajtimin e këtij problemi parlamenti duket të ndalet në dy krerët e Meduzës. Edi Rama por jo më pak Lul Brava, që u hetua për larje parash dhe iu mbyll hetimi. Nëse do bëhemi seriozë për luftën kundër krimit. Rama ia mbylli çëshhtjen në Apel dhe nuk e dërgoi në Gjykatë. Larja e parave të pista është mekanizimi kryesor i investimeve.

Nikolla: Ju lutem se keni dalë nga procedura.

Berisha: 3 orë protestuan ata që do u prishën banesat. Shtëpitë e tyre u shkatërruan në kundërshtim me kushtetutën e ligjet e vendit. Kleptokraica në pushtet nuk ka moral. Ka vetëm para dhe vjedhje parash. Keni bërë ligje vetëm për të më ndaluar të drejtën e fjalës. Gabim e keni! Unë do flas me popullin.

LAJMI KRYESOR: Rama mungon! Berisha vjen në Kuvend, Basha largohet nga salla (DISKUTIMET)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike sali berisha seance plenare 27 janar 2022 sali berisha seance plenare 27 janar 2022

Sondazh

Poll