Aktualitet

Zgjedhjet në SHRF “Tirana”, asambleja kërkesë gjykatës për njohjen e rezultatit

27 Janar 2022, 11:19 Nga DOSJA
Zgjedhjet në SHRF “Tirana”, asambleja kërkesë

TIRANË – Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit “Tirana” ka dërguar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për njohjen e vendimeve të mbledhjes së fundit të saj në 24 janar. Mes këtyre vendimeve, kërkohet dhe njohja e Krenar Alimehmetit si kryetari më i ri i SHRF “Tirana”, i cili mori 44 vota nga delegatët përballë 2 votave të kandidatit tjetër Eduard Prodani.

Këto zgjedhje u bënë të njohura për shkak të tensionit që shoqëroi pas publikimit të audios së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në mbledhjen me disa anëtarë të shoqatave sportive të Tiranës ku ofendonte dhe ushtronte presion për të ndërhyrë në këtë proces zgjedhor. Pas fitores së Krenar Alimehmetit, kryetari i bashkisë së kryeqytetit paditi në Prokurorinë e Tiranës sekretarin e FSHF Ilir Shulkun dhe sekretarin e SHRF “Tirana”.

Veliaj është angazhuar fuqishëm kundër rizgjedhjes së Armand Dukës për herë të gjashtë në krye të FSHF. Ai ka deklaruar se do të padisë Dukën në të gjithë institucionet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për afera korruptive dhe pastrim parash gjatë 20 viteve në krye të FSHF.

Në orën 22:00 të ditës së hënë, një sasi tritoli shpërtheu në shtëpinë e Armand Dukës në Durrës, i cili ndodhej në ato momente në kryeqytet për të ndjekur derbin Dinamo-Tirana. Në një lidhje live me emisionin “Opinion”, Duka publikoi mesazhin kërcënues të dërguar në adresë të tij disa ditë para ngjarjes, ku i kërkohej të dorëhiqej nga funksioni i presidentit të FSHF, përndryshe do të ekzekutohej me 60 plumba. Pas ngjarjes, presidenti i FSHF shtoi se nëse ky shpërthim tritoli ishte paralajmërim për të mos kandiduar në zgjedhjet e 2 marsit, ai do të tërhiqej nga gara.

Policia identifikoi personin që vuri tritolin poshtë portës së shtëpisë së Armand Dukës në lagjen nr.4 në Durrës. Ai u identifikua si Arlen Hasanaj, 34 vjeç. I riu nuk ka dëshmuar asgjë deri tani në polici. Vetë Armand Duka hodhi poshtë aludimet se ai ka konflikt me Hasanajn.

LEXO DHE KËTË:

SHRF “Tirana” dorëzoi dosjen në Gjykatën e Tiranës,prokuroria e sekuestron menjëherë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armand duka erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes armand duka erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll