Aktualitet

VD-5muaj mungesë! Berisha kthehet në Kuvend, Noka e pret,Vokshi i rregullon karrigen

27 Janar 2022, 10:24 Nga DOSJA
VD-5muaj mungesë! Berisha kthehet në Kuvend, Noka e pret,Vokshi i

TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha është kthyer në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, pas më shumë se 5 muajsh mungesë. Sot, pasi kishte më shumë se 2 orë që nga nisja e seancës plenare, Berisha vendosi që të kthehej në Kuvend, ndërsa jashtë u prit nga Flamur Noka, deputeti që tashmë është një ndër mbështetësit e tij më të mëdhenj në aksionin e liderit historik të Partisë Demokratike.

Ashtu siç edhe ndodhi ditën e parë të kësaj seance plenare, Berisha shkoi e u ul në karriget e fundit të sallës, ndërsa u prit nga deputetja gjithashtu e përjashtuar Albana Vokshi. Kjo e fundit dhe Noka i hapën rrugën në mënyrë që Berisha të ulej i qetë në vendin e tij. Ndërkohë që nuk “harroi” edhe të përshendeste edhe deputetët e tjerë që ishin ulur para tij, ndërsa dhe ata ia kanë kthyer përzemërsisht, duke mos i kursyer edhe buzëqeshjet.

Por edhe pse foli e mbajti një prononcim të shkurtër jashtë për gazetarët, Berisha kërkoi fjalën për procedurë dy herë, një herë nga vendi, e një herë shkoi deri në Foltore duke kërkuar replikë me kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit nuk ndodhej në Kuvend.

(a.b.k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike berisha ne kuvend sali berisha seance plenare 27 janar 2022 berisha ne kuvend sali berisha seance plenare 27 janar 2022

Sondazh

Poll