Politike

VD-Merr me ngulm fjalën! Berisha: Ndihmoni Ukrainën, dërgoni fishekë dhe municione

27 Janar 2022, 11:31 Nga DOSJA
VD-Merr me ngulm fjalën! Berisha: Ndihmoni Ukrainën, dërgoni

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi nga salla e Kuvendit që Shqipëria të reagojë për zhvillimet që po ndodhin në Ukrainë. Teksa u përpoq që të merrte fjalën për në foltore, Berisha tha se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar këtë vend, duke dërguar fishekë dhe municione. Ndërkohë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e ka ndërprerë duke i kujtuar se fjalën e kishte kërkuar për procedurë e jo për të mbajtur fjalim në sallë.


PJESË NGA REPLIKAT NË KUVEND:

Berisha: Fjalën…

Nikolla: Nuk është e regjistruar

Berisha: Është përcaktuar

Nikolla: Po flisni nga vendi për procedurë

Berisha: Jo se…bazuar në standartet e partisë shtet janë vendosur rregulla antikushtetore vetëm që të më kufizohet e drejta e fjalës. Si më duket vetja si në parlamentin e Kazakisanit. A po kërcënohet për pushtim një vend sovran, dhe përpjekjet titanike. Nuk thotë një fjalë të vetme sikur janë sferë e Putin, a rrihet në këtë parlament, por jam këtu për ti shprehur solidaritetin e plotë kombit ukrainas. Për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e kremlin, Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar këtë vend, fishek dhe municione tu dërgohet atyre.

LAJMIKYRESOR: LIVE/ Rama mungon! Berisha vjen në Kuvend, Basha largohet nga salla (DISKUTIMET)

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seance plenare 27 janar 2022 sali berisha seance plenare 27 janar 2022

Sondazh

Poll