Politike

Berisha në Kuvend, Balla: S’duhet të ishte në sallë, e dimë për fishekët e Gërdecit

27 Janar 2022, 11:38 Nga DOSJA
Berisha në Kuvend, Balla: S’duhet të ishte në sallë, e

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Berisha s’duhet të ishte i pranishëm në sallë. Kjo ishte deklarata e Ballës, pas përfundimit të fjalimit të Berishës. Balla tha se një deputet që është shpallur ‘non grata’ nuk duhet të ishte i pranishëm aty. Balla kujtoi dhe tragjedinë e Gërdecit duke thënë se shqiptarët e dinë mirë se si janë shitur fishekët që shkaktuan ngjarjen e rëndë.


I vetmi deputet non grata në këtë sallë nga aleati strategjik të mos ishte më në këtë sallë. Sa i përket cështjes së fishekëve “gjuha shkon ku dhemb dhembi” dhe bota e ka parë filmin “Qentë e luftës” dhe ne shqiptarët e dimë si u shitën fishekët që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit por falë drejtësisë së re e cila po shfaq angazhimin për ta hetuar, uroj të gjenden pronarët e vërtetë të asaj fabrike vdekje në Gërdec dhe si u shpërdoruan në gjithë këto vite asetet e mbrojtjes së këtij vendi dhe armatimin që u përdor për trafik kontrabandë e gjithcka tjetër. Asnjë prej nesh s’ka kohë të merret me non grata e këtij Kuvendi e të njëjtën gjë do bëj edhe unë.’-tha Balla.

LAJMIKRYESOR: LIVE/ Rama mungon! Berisha vjen në Kuvend, Basha largohet nga salla (DISKUTIMET)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seance plenare 27 janar 2022 taulant balla seance plenare 27 janar 2022 taulant balla

Sondazh

Poll