Politike

VD-Fiskalizimi, Braçe: Duhet vullnet nga qeveria, bujqësia do marrë goditje të madhe

27 Janar 2022, 10:01 Nga DOSJA
VD-Fiskalizimi, Braçe: Duhet vullnet nga qeveria, bujqësia do

TIRANË – Ish-zv/kryeministri Erion Braçe ngriti zërin në parlament për mosfiskalizimin e hidrokarbureve dhe produkteve bujqësore. Në parlamentin e Shqipërisë, deputeti socialist kërkoi nga qeveria se përsë nuk po çon deri në fund fiskalizimin e premtuar, kur tashmë mbështetet dhe me vendim gjykate. Në fjalën e tij, Braçe tha se sektori i prodhimeve bujqësore do të goditet fort nga vonesa e këtij procesi. Ndër të tjera, ish-nr.2 i qeverisë socialiste përmendi se në të kaluarën një operator në sektorin e hidrokarbureve kërkoi monopolizimin e këtij tregu. Ai i kërkoi qeverisë që të mos bëhet mburojë e politikave monopoliste dhe monopolëve.


“Ka 3 gjëra akoma, që që nuk po kryhet fiskalizimi. Hidrokarburet, nafta, benzina, gazi dhe nënproduktet e tyre. Shqetësimi vjen nga madhësia e tregut. Përpjekja e hershme për të formalizuar këtë treg dhe çdo transaksion në të ka dështuar. Një marrëveshje e heshtur mes operatorëvë në këtë treg dhe operatorëve të paligjshëm që bëjnë transaksionë në kohë joreale. Ishte jetike që ky treg ti futej fiskalizimit.

Secili prej nesh këtu, sipërmarrës apo konsumatorë, kuponi tatirmor që marrin në pikat e karburantit nuk përputhet me atë që ka përcaktuar ligjit të fiskalizimit në këtë treg.

Qeveria donte të imponohej me vkm. Pse s’po ndodh? Është themelore dhe jetike. Të gjitha institucionet të vendosin rregullin e ligjit për tregjet dhe barazinë mes tregjeve. Nëse tërësia e operatoëevë ekonomikë ndahet dhe një pjesë operon në mënyrë të vjetra dhe shmanget fiskalizimit, nuk ia kemi dalë.

Është një operator që është në disa kontrata me qeverinë sepse kërkon të vendosë monopolin në tregun e hidrokarbureve. Pengon në korrik-gusht këtë proces, pas vendimit i Gjykatës së Lartë, nuk e pengon këtë treg. Nuk e pengon asgjë qeverinë. Duhet vullnet dhe jo nënshtrim. Ky operator ka gjetur mbështetje në poltikke dhe disa këtu në kuvend për të hapur tregun e fiskalizimit. Qeveria e çoi në SPAK . Anëtarë të gjykatave kanë urdhëruar qeverinë t’i nënshtroheni fiskaliozimit. Qeveria të shkojë përpara me tregun e hidrokarbureve.

2) Nga bujku te tregtari te pallati është i pafiskalizuar. S’ka fature, por letra dore dhe llafe. Domatja që del nga Lushnja dhe Divjaka me 50 lekë, paratë e bujkut i marrin tregtarët pa paguar asnjë taksë. Jo që do dështojë çdo politikë, bujqësia do marrë goditje më të madhe në krahun e ofertës dhe prodhimit. Kostoja në bujqësi e prodhimeve po rritet.

Krijohet një zinxhir i madh borxhesh që rëndojnë. Ka grumbulles që kanë përfituar miliona euro në kurriz të bujqve. U prodhua produkti, u shit duhen paratë për të rimbjellë prodhimet”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe në parlament.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion brace kuvendi i shqiperise erion brace kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll