Politike

VD-Gjekmarkaj: I poshtëruar me atë që iu bë Komunitetit Mysliman kur erdhi Erdogan

27 Janar 2022, 09:39 Nga DOSJA
VD-Gjekmarkaj: I poshtëruar me atë që iu bë Komunitetit

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike dhe n/kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj e quajti të turpshme mënjanimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nga përurimi i restaurimit të xhamisë së Et’hem Beut në 17 janar ku mori pjesë dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Ai shtoi se Shqipëria është shtet i pavarur dhe jo vasal i askujt.

Gjithashtu, ai nënvizoi faktin se qeveria nuk u kujtua aspak për 554-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në 17 janar të këtij viti. Ai ironizoi qeverinë se ajo ka “Skënderbeun” e vet, kryeministrin Edi Rama.


“Një javë më parë Erdogan vizitoi sallën duke mbajtur një fjalim. Nuk shohim te Turqia Perandoria Otomane, por Demirelin, Eçevitin, etj. E gjejmë me vend të falenderojmë Turqinë. Jemi vend I pavarur, jo vasal. Jam katolik. U ndjeva i poshtëruar me atë që iu bë komunitetit mysliman shqiptar me përurimin e Xhamisë së Et’hem Beut. U lejua të fliste një hoxhë turk, jo shqiptar. Është e drejtë e panegocioueshme, është ndërhyrje flagrante në punët e ndryshme të Shqipërisë.

Është e patolerueshme. Organizatat terroriste janë të listuar në OKB. Pati përvjetor për Skënderbeu nuk u kujtua. Kjo qeveri ka Skënderbeun e vet, që i duhet vetes për sundim. Shpreh solidaritetin për gazetaren turke Sedet Kabash”, përfundoi Gjekmarkaj.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj erdogan ne shqiperi xhamia e et'hem beut agron gjekmarkaj erdogan ne shqiperi xhamia e et'hem beut

Sondazh

Poll