Sport

“Conf.League në rrezik”! Flet zëdhënësi i FSHF-së: Shpërthimi me tritol ka ndikuar

26 Janar 2022, 19:29 Nga DOSJA
“Conf.League në rrezik”! Flet zëdhënësi i

TIRANË-UEFA maksimalisht e shqetësuar nga ndërhyrjet politike në zgjedhjet e Federatës së Futbollit do të dërgojë këto ditë njerëzit e saj në Shqipëri për të diskutuar në lidhje me këto çështje duke ngritur edhe shqetësimin në lidhje me sigurinë e organizimit të finales së Conference League në Tiranë, në dritën e ngjarjeve të fundit që ishte edhe tritoli në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armando Duka.

Zëdhënësi i FSHF-së, Fatjon Kodra në një lidhje direkte për “Fax Sport” nuk e fsheh rrezikun që këto lajme mund të ndikojë në mbajtjen e Confernce League në Shqipëri.

“Ata kanë shprehur solidaritetin e tyre me zotin Duka. Infantino ka kontaktuar personalisht z.Duka, dhe e njëjta gjë ka ndodhur nga drejtues të shumë federatave në të gjithë botën.

Duhet të kemi parasysh që UEFA dhe FIFA informohen vazhdimisht për situatën tonë. Duke qenë se jam pjesë e grupit të punës që merret me “Conferencë League”, situata nuk është shumë e favorshme për Shqipërinë. UEFA kërkon garanci që kjo finale të luhet, por kjo është e pamundur të bëhet duke pasur një sfond të tillë të ndërhyrjes politike. Rreziku për të zhvilluar një event të tillë është vërtetë shumë i madh.

Kemi një informacion që së shpejti do të vijë delegacion i UEFA-s. Grupi i punës ka muaj që vjen rregullisht ccdo muaj, por vizita e radhës do të jetë më shpejtë përshkak të situatës së krijuar tani dhe do të kërkojë garanci jo vetëm nga FSHF por dhe nga shteti shqiptar.” Përfundoi zëdhënësi i Federatës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fatjon kodra fshf uefa fatjon kodra fshf uefa

Sondazh

Poll