Sport

“Messi ndihet i tradhtuar nga Pique”/Mbrojtësi nuk ishte në darkën e tij, ja arsyeja

26 Janar 2022, 19:08 Nga DOSJA
“Messi ndihet i tradhtuar nga Pique”/Mbrojtësi nuk ishte

SPANJË– Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique nuk ishte i pranishëm në darkën që organizoi Lionel Messi në Barcelonë me Xavin, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.Gazetari Lluis Canut ka thënë në Onze në TV3 se argjentinasi është i zhgënjyer me mbrojtësin me rinovimin e kontratës me ulje page.

“Rinovimi i fundit i kontratës nga Pique i bëri shumë dëm Messit dhe ai u ndje i zhgënjyer”, shpjegoi Canut. “Kjo e ka lënduar Messi-n dhe ai është ndier i zhgënjyer.

Nuk dua të përdor fjalën tradhti, por ai është ndier i tradhtuar nga Pique, sepse ai nuk e pranoi uljen në kontratë deri në momentin që Messi ishte larguar nga Barça. Messi mendon se ky veprim nga ana e mbrojtësit duhej të ishte bërë më përpara në mënyrë që të parandalohej largimi i tij nga Barcelona”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport messi pique messi pique

Sondazh

Poll