Sport

Në vitin 2004 i kërkonte autograf, sot është një nga lojtarët e Mourinhos

26 Janar 2022, 18:33 Nga DOSJA
Në vitin 2004 i kërkonte autograf, sot është një nga

ITALI– Në vitin 2004, José Mourinho prezantoi biografinë e tij të parë të shkruar nga LuIs Lourenco, një gazetar portugez. Mes të pranishmëve të shumtë ishte edhe një djalë 12-vjeçar, i cili i shoqëruar nga e ëma, me druajtje i kishte kërkuar portugezit një autograf të librit të tij. .

Askush nuk do ta merrte me mend se 18 vjet më vonë ata do të takoheshin përsëri, këtë herë në të njëjtin klub. Mourinho, sigurisht, gjithmonë si trajner, ndërsa fëmija si lojtar. Ai 12-vjeçar ishte Sergio Oliveira, i cili mbërriti në Romë në merkaton e janarit dhe që me këtë kujtim në rrjetet sociale donte t’i uronte trajnerit të tij ditëlindjen.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mourinho roma mourinho roma

Sondazh

Poll