Politike

“Më mirë të kishe thyer kokën”, Meta zbulon bisedën me Nanon pasi u aksidentua

26 Janar 2022, 20:28 Nga DOSJA
“Më mirë të kishe thyer kokën”, Meta zbulon

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zbuluar se ish-kryeministri Fatos Nano e ka mallkuar kur ai është aksidentuar në Bulqizë. I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Meta tregoi një ngjarje që i kishe ndodhur vite më parë pasi në një aksident në Bulqizë kishte thyer krahun. Ndërsa Nano i kishte thënë që më mirë të kishte thyer kokën.

“Edhe pse e kisha betejën me Fatos Nanon, atëherë kryeministër dhe ai e kishte me shumë merak punën time, saqë edhe ku theva krahun në një aksident në Bulqizë dhe më tha më mirë të kishe thyer kokën. Por, s’ka problem. Po të mos besoj në votën e lirë, unë nuk krijoja një parti krejt i vetëm, sepse thoja, mua populli që më ka mbështetur me Partin Socialiste, ose më voton tani që jam vetëm, ose kurrë,”- tha Meta. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fatos nano ilir meta fatos nano ilir meta

Sondazh

Poll