Politike

Meta: Nëse shkarkohem, do e ankimoj vendimin e Kushtetueses, në seancë nuk shkoj

26 Janar 2022, 20:20 Nga DOSJA
Meta: Nëse shkarkohem, do e ankimoj vendimin e Kushtetueses, në

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se nëse Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin për ta shkarkuar, ai do ta ankimojë atë tek gjykatat evropiane. I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Meta tha se vetë nuk do të jetë prezent në seancë, por do të dërgojë një përfaqësues ligjor. 

“Gjykata Kushtetuese mund të shprehet dhe tani për shkarkimin e Presidentit, thjesht për dhënien e një interviste tek një gazetar dhe një televizion privat që nuk mbështet qeverinë. Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore. Por unë s’e njoh bojkotoin, do të dërgoj përfaqësues ligjor dhe nuk do ta bojkotoj seancën. Nëse më shkarkojnë, do ta ankimoj në gjykata evropiane,”- tha Meta. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll