Sport

Mancini e thërret në kombëtare, por nuk i “premton asgjë” Mario Balotellit…

26 Janar 2022, 17:05 Nga DOSJA
Mancini e thërret në kombëtare, por nuk i “premton

ITALI – “Mario Balotelli është thirrur në kombëtaren e Italisë këtë javë, për të parë nëse ai “mund të ndihmojë” në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në mars”, – tha trajneri Roberto Mancini të mërkurën, duke siguruar se nuk i ka premtuar “asgjë” sulmuesit aktual të Demispor.

“Teknikisht, Mario ka qenë gjithmonë i mirë, ky nuk është problem. Duhet të shihni se ku është fizikisht. E humbëm pak nga sytë”,- shtoi trajneri italian, i cili bëri një rishikim të gjerë të futbollistëve të dispozicion (35 lojtarë të thirrur) për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e “play-off”-it.

“Ajo që është gjithashtu thelbësore, është fakti se si një lojtar integrohet në një grup ekzistues, një grup që ka pasur rezultate të mira”,- kujtoi kampioni i Europës 2021, duke saktësuar gjithashtu se “dera e Kombëtares është e hapur për të gjithë”.

Italia do të ketë një test të vështirë në “play-off”, pasi në raundin e parë do të përballet me Maqedoninë e Veriut, më pas me fituesen e përballjes mes Turqisë dhe Portugalisë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mario balotelli roberto mancini i kishte refuzuar trajneri i kombëtares ‘azzurre’ roberto mancini mario balotelli roberto mancini i kishte refuzuar trajneri i kombëtares ‘azzurre’ roberto mancini

Sondazh

Poll