Aktualitet

Banorët e ‘5 Maj’-it ngrihen në këmbë! Nesër protestojnë në 09:30 para Kuvendit

26 Janar 2022, 19:48 Nga DOSJA
Banorët e ‘5 Maj’-it ngrihen në këmbë!

TIRANË– Banorët e lagjes “5 Maji” të cilët prej më shumë se një jave nuk kanë një banesë do të ngrihen nesër në një protestë masive. Përmes një njoftimi për mediat, banorët bëjnë me dije se në orën 09:30, të gjithë do të jenë para Kuvendit të Shqipërisë, për të ngritur zërin në lidhje me projektin që po aplikohet në fund të rrugës “5 Maji”.  

NJOFTIMI: Ne mungese te vemendjes se duhur nga Bashkia per problematikat qe kemi ngritur keto kohe ne lidhje me projektin qe po aplikohet ne fund te rruges “5-Maj”, neser, date 27.01.2022, ne oren 09:30 do ngreme zerin te Kuvendi.  Ju ftojme te na bashkoheni!

Banorët e shtëpive që janë prishur ose pritet që të prishen në zonën e 5 Majit kanë kaluar ditët më të ftohta në rrugë. Ata u nxorrën me forcë nga Policia e Shtetit nga banesat e tyre. Banorët kanë paditur drejtorin e IMT-të Tiranë dhe kanë premtuar se do t’i mbrojnë shtëpitë e tyre. Qytetarët kanë kërkuar bisedime me qeverinë dhe bashkinë e të kompensohen sipas çmimit të tregut për prishjen e banesave të tyre, kërkesë që nuk u është realizuar.

 (F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protestojne banoret e 5 majit shembja e banesave te 5 maji tirane protestojne banoret e 5 majit shembja e banesave te 5 maji tirane

Sondazh

Poll