Sport

Newcastle, 40 milionë euro në tavolinë Lyonit, për brazilianin Guimaraes…

26 Janar 2022, 10:49 Nga DOSJA
Newcastle, 40 milionë euro në tavolinë Lyonit, për

FRANCE Dritarja e transferimeve mund të rrëmbehet këtë javë nga Lyon. Në vështirësi financiare dhe pas mungesës së sulmuesit Sardar Azmoun, objektivi prioritar i skuadrës franceze është shitja e një prej lojtarëve të tyre më të mirë.

Newcastle, me të vërtetë i ka dërguar të martën një ofertë zyrtare prej 40 milion € për Bruno Guimaraes. Që nga blerja e tij vjeshtën e kaluar, nga një konsorcium saudit, klubi anglez (renditet i 18-ti në Premier League) ka fonde të pakufizuara financiare.

Deri tani ata kanë shpenzuar rreth 40 milionë këtë dimër për një mbrojtës të djathtë si Kieran Trippier i Atlético Madrid dhe një sulmues si Chris Wood nga Burnley. Ndërkohë, Newcastle po përgatitet të bëjnë të njëjtën gjë edhe për mesfushorin Guimares.

24-vjeçari brazilian, aktualisht me ‘seleçao’, ndiqet nga afër edhe nga Arsenali dhe Juventusi, të cilët ende nuk kanë bërë një ofertë për Lyon. Sakaq raportohet, se Newcastle mund të katërfishojë pagën e tij krahasuar me atë të francezëve (220,000 euro në muaj), çka do ta bënte mesfushorin brazilian të mendojë shumë.

Gjithsesi, mbetet të shihet se çfarë do të bëjnë drejtuesit e Lyon. Shuma e ofertës korrespondon me kërkesat e tyre dhe ata me siguri do të binden me lehtësi.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 40 milion € për bruno guimaraes arsenali dhe juventusi këtë javë nga lyon kieran trippier i atlético madrid ndryshimin e pronësisë së newcastle sulmuesit sardar azmoun të debutojë kundër newcastle 40 milion € për bruno guimaraes arsenali dhe juventusi këtë javë nga lyon kieran trippier i atlético madrid ndryshimin e pronësisë së newcastle sulmuesit sardar azmoun të debutojë kundër newcastle

Sondazh

Poll