Sport

Dëmtimi është lënë pas, Roma gati të mbyllë dyert për Zaniolon: rinovimi në horizont

26 Janar 2022, 12:22 Nga DOSJA
Dëmtimi është lënë pas, Roma gati të mbyllë

ITALI – Dikush madje kishte filluar ta vinte në dyshim vlerën e tij. Mirëpo Nicolò Zaniolo, me dy ndeshje ndaj Lecces dhe Empolit, tregoi se rruga e tij drejt rikuperimit (përfshirë atë mendore) është pothuajse e përfunduar. Tani përpara tij është e ardhmja me Romën në horizont, rinovimi i kontratës dhe dëshira për në “Katarin 2022” me kombëtaren.

Pas merkatos së janarit, Tiago Pinto do të merret me çështjen e rinovimeve të ndryshme të kontratave. Në shqyrtim janë ato të Veretout, Mancini, Cristante.

Dhe Zaniolo, në fakt, të gjitha skadon në qershor 2024. Roma dëshiron të vendosë në ‘kutinë e akullit’ një nga talentet e tyre më të mirë, Zaniolon, që prej kohësh po pret një rinovim që i ishte premtuar disa herë.

Padyshim që do të punojmë për një kontratë të gjatë, me siguri që skadon në vitin 2027. Prandaj, një pesëvjeçare, ku Nicolò duhet të bëhet lojtari i tretë më i paguar në Romë, pas Pellegrinit (i cili ka rreth 5 milionë) dhe Abrahamit (4.5, por ka një seri të tërë bonusesh që mund ta çojnë anglezin në gati 6 milionë).

Zaniolo, nga ana tjetër, aktualisht fiton rreth 2.5 milionë euro (përfshirë bonuset). Roma sigurisht që do t’i japë atij një kontratë më të lartë, duke pasur parasysh edhe ‘grabitqarët’ e shumtë nëpër Europë. Në fund, me gjasa, mesfushorit mund t’i ofrohen rreth 3.5 milionë euro plus bonuse, me Zaniolon që duhet të vazhdojë të fitojë pak a shumë 4 milionë euro në vit.

Në fund të fundit, në Trigoria, të gjithë janë të bindur, se ata mund të jetë çifti sulmues i Romës për shumë vite. Për shkak se Abrahami dhe Zaniolo integrohen mirë, ata e kërkojnë dhe gjejnë njëri-tjetrin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arrestohet roman protasevich nicolò zaniolo verdhekuqtë duan të hakmerren verdhekuqtë e romës arrestohet roman protasevich nicolò zaniolo verdhekuqtë duan të hakmerren verdhekuqtë e romës

Sondazh

Poll