Aktualitet

Vrasja/Përvathi dorëzoi pistoletën, orientoi policinë, DËSHMIA: E mbaja prej 1 viti

26 Janar 2022, 08:00 Nga DOSJA
Vrasja/Përvathi dorëzoi pistoletën, orientoi policinë,

LEZHË-Florian Përvathi mbante pistoletën me mulli me të cilën kreu vrasje prej një viti. I riu ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të pakten 1 viti, por nuk tregoi se ku e kishte siguruar.

Mësohet se 17-vjeçari menjëherë pas ngjarjes ka shkuar tek zyra informacionit në Komisariatin e Policisë Lezhë ka lënë armën mbi tavolinë dhe i traumatizuar e gjendje të rënduar psikologjike ka thënë se kishte qëlluar me armë. Blutë u vunë në lëvizje dhe të orjentuar nga i riu të cilin e moën me vetë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, aty ku gjetën të vrarë 65-vjeçari. Nga kontaktet me banorët e lagjes, mësohet se autori dhe viktima Lek Lekgjonaj, janë parë duke konsumuar kafe në të njëjtin lokal në lagje, por nuk kanë shfaqur shenja armiqësie.

Ditën e sotme prokuroria pritet të dërgojë në gjykatë kërkesen për masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale vrasja me paramendim dhe armbajtje pa leje.

17-vjeçari vendosi të merrte hakun e të atit, Gjon Përvathi, i cili u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Pasi kreu vrasjen, Lekgjonaj u vetëdorzua në Polici, duke pranuar edher plagosjen e dy personave të tjerë po në të njëjtën ngjarje. Lekgjonaj, teksa tentonte që të largohej nga skena e krimit, kishte aksidentuar edhe djalin e madh të viktimës e të afërmin e tyre, por fatmirësisht kësaj here pa i kushtuar jetën. Megjithatë drama në jetën e 4-vjeçarit (asokohe) nuk përfundoi këtu. Në gjendje të rënduar psikologjike, nëna e 17-vjeçarit, Martine Përvathi vendosi që të ndërmerrte një akt të rëndë duke i thënë fund jetës, po të njëjtën ditë me vrasjen e të shoqit, pasi mendoi se edhe i biri kishte ndërruar jetë. Duke lënë kështu jetimë 4 fëmijë.

Florian Përvathi qëlloi ndaj 65-vjeçarit Lekë Lekgjonajt, me gjashtë plumba duke e lënë të vdekur. Mësohet se njëra prej plumbave i ka prekur viktimës pjesën e kokës. Gjithashtu është përpiluar dhe vendimi i ekspertimit teknik balistik të armës dhe gëzhojave. Gjatë kontrollit të banesës së Florianit është gjetur dhe një armë në dukje gjahu. Policia ka marrë në pyetje fqinjët e familjes Lekgjonajt dhe punëtorët që ndodheshin pranë vendit ku ndodhi krimi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrasja në Lezhë/ Autori dhe viktima së bashku në lokal, konsumuan kafe në lagje

Gjakmarrja/Përvathi qëlloi 6 herë ndaj Lekgjonajt, policia zbulon armë tjetër

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj

Sondazh

Poll