Aktualitet

Kontrollet e Tatimeve tek ‘Duka’, Dhoma e Tregtisë në Durrës: Presion politik

25 Janar 2022, 12:35 Nga DOSJA
Kontrollet e Tatimeve tek ‘Duka’, Dhoma e Tregtisë në

DURRËS– Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në bizneset e vëllezërve Agron dhe Armand Duka. Në reagimin e bërë për shtyp, Dhoma e Tregëtisë i ka konsideruar këto kontrolle si kërcënuese për biznesin, ndërsa bëjnë thirrje që instancat e tjera drejtuesë të bëjnë hapa pas, e të mos ndërmarrin aksione për presione politike.

“Sot biznesi në Durrës por edhe më gjerë ndjehet i kërcënuar nga presioni që mund të ushtrojë shteti dhe institucionet e tij ndaj subjekteve private. Reagime të tilla të instancave shtetërore i përngjajnë një presioni publik dhe politik që kërcënon biznesin e ndershëm për të ushtruar veprimatarinë e tij. Eksplozivi në derën e shtëpisë së kreut të FSHF-së, por njëkohësisht biznesmenit Armand Duka është një ngjarje shumë e rëndë. Zbardha sa më parë e saj dhe ndëshkimi i autorit do të përçonte tek sipërmarrja private sinjalin pozitiv se institucionet ligjzbatuese janë në mbrojtje të biznesit. Dhoma e Tregëtarisë dhe Industrisë Durrës i bën apel Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të heqin dorë nga kontrollet e orkestruara dhe të zbatojë ligjin dhe dispozitat ligjore me përpikëmëri, e pandikuar nga askush,”-thuhet ndër të tjera në deklaratën e plotë të Dhomës së Tregëtisë.

LAJMI KRYESOR: Tritol Dukës/ Veliaj s’di armëpushim, padit FSHF. PS: S’duhet politizuar çështja

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhoma e tregtise ne durres durres dhoma e tregtise ne durres durres

Sondazh

Poll