Aktualitet

Hakmarrja vazhdon! Zgjedhjet e “Tiranës”, Veliaj kallëzon sekretarët e FSHF 

25 Janar 2022, 10:29 Nga DOSJA
Hakmarrja vazhdon! Zgjedhjet e “Tiranës”, Veliaj kallëzon

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kallëzuar 2 zyrtarë të FSHF-së në Prokuorinë e Tiranës. Veliaj pretendon se ka pasur manipulim me zgjedhjet në Shoqatën Rajonale Tiranë, ku fitues doli Krenar Alimehmeti, kështu që ka paditur sot Ilir Shulkun, sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe Adrian Haçin, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

Padia është dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, për dijeni edhe Prokurorisë së Përgjithshme, me akuzën “Falsifikimi i dokumentave” dhe, “Shpërdorim detyre”, “parashikuar nga neni 186 dhe 248 i Kodit Penal. Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e të paditurve.

PJESË NGA PADIA:

Në listën jo të plotë dhe të manipuluar, të vënë në dispozicion para pak kohësh, anëtarëve të shoqatës me justifikimin për thirrjen e mbledhjes së delegatëve. Ka informacione që në mbledhjen e datës 24.01.2022 të orës 15 të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, me telefon nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku është kërkuar e kanë marrë pjesë në këtë mbledhje persona që nuk kanë asnjë lloj lidhje me shoqatën në kundërshtim të plotë me statutin e federatës që përcakton që delegatët duhet të jenë punonnjës të anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Zhvillimi i mbledhjes mbi kuorumin e nevojshëm, me pjesëmarrjen e 67 anëtarëve nga 41 që duhet të jenë, ku 24 anëtarët prezent kanë qënë persona anonim (delegate jo-legjitim). Në këto kushte çmojmë së janë përdorur lista fiktive votuesish, duke falsifikuar nënshkrimet e delegatëve legjitim me të drejtë vote, të cilët kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes. Njoftimet e anëtarëve te Shoqates Rajonale të Futbollit Tiranë janë njoftuar nëpërmjet një emaili i cili nuk administrohet nga anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, por sipas informacioneve, këto emaile janë hapur nga punonjës të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe administrohet po nga ata. Duke futur në këtë mënyrë apo hequr të dhena në mënyrë të paautorizuar nga sistemi elektronik nën administrimin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, me pasojë pavlefshmërinë e njoftimeve dhe vendimeve të kësaj shoqate. Kërkojmë në mënyrë të menjëhershme sekuestrimin e gjithë dokumentacionit të hartuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë, si dhe të gjithë serverat e këtyre dy institucioneve me qëllim sigurimin e provave për faktet penale të referuar dhe ndalimin e vijimit të shkeljeve të mëtejshme që do sjellin si pasojë deformimin kriminal të vullnetit të anëtarëve të këtyre OJF-ve. Kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme dhe ndjekjen penale të shtetasit Ilir Shulku dhe Ardian Haçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, si personat përgjegjës për administrimin e dokumentacioni elektronik dhe fizik të institucioneve që përfaqësojnë.

LAJMI KRYESOR: Tritol Dukës/ Veliaj s’di armëpushim, padit FSHF. PS: S’duhet politizuar çështja

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike erion veliaj zgjedhjet ne fshf 2022 erion veliaj zgjedhjet ne fshf 2022

Sondazh

Poll