Aktualitet

I riu vrau 65-vjeçarin, i afërmi: Ishte artist, babain ia vranë për një dhi

25 Janar 2022, 11:27 Nga DOSJA
I riu vrau 65-vjeçarin, i afërmi: Ishte artist, babain ia vranë

TIRANË– Dëshmi të reja për vrasjen e ndodhur dje në Lezhë, ku një 17-vjeçar ekzekutoi për hakmarrje vëllain e vrasësit të babait të tij. Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka folur një i afërm i 17-vjeçarit Florian Përvathi. Ai tha se Floriani ishte artist, por e la punën. I afërmi tregoi se babai i Floriani u vra pas një konflikti banal.

“Kanë mbetur 4 jetima. Ai ishte artist, por e la punën dhe punonte në një lavazh. Lajmin e mora vesh nëpërmjet medias.Konflikti mes babait të Florianit dhe 65-vjecarit, ka qene krejt banal. Ne nuk e kemi ushqyer me gjakmarrje. Ai ende si ka bërë 17 vjeç.Në prill ka ditëlindjen. Babain ia vranë për një dhi që hyri në një kopsht. Në ngjarje u plagos edhe vëllai i Florianit Ai qëndroi me paterica 6 muaj. E ëma vrau veten pak minuta pasi i vranë të shoqin. Floriani u rrit nga gjyshja e cila është 92 vjeç tani dhe është invalide. Gjyshi ka 3 ose 4 vjet që ka vdekur.”, tha i afërmi.

Sa i përket autorit të vrasjes së babait të 17-vjeçarit, ai tha se autori i vrasjes u dorëzua pas një jave dhe më pas u dënua 10 vjet po bëri shumë më pak 5 ose 6 vjet.

Marre nga Balkanweb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj

Sondazh

Poll