Aktualitet

Greqia shtyn masat anti-COVID deri më 7 shkurt, ja ç’duhet të keni parasysh

25 Janar 2022, 10:31 Nga DOSJA
Greqia shtyn masat anti-COVID deri më 7 shkurt, ja ç’duhet

TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-COVID deri më datë 7 shkurt 2022. Sipas njoftimit të bërë nga Ministria, të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, duhet që të plotësojnë disa kushte për të kaluar kufirin me vendin fqinjë.

Po ashtu, sipas njoftimit zyrtar, testimi anti-COVID, në çdolloj forme duhet bërë me kushtin për të kaluar në shtetin grek. 

“Duhet: Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit. Ose, test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit. Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes. Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi. Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00,”-shkruhet në postimin e MEPJ.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në greqi mepj koronavirusi në greqi mepj

Sondazh

Poll