Aktualitet

Vendi ka ngrirë! Sinoptikania Porja: Nesër tërhiqet vala e të ftohtit

25 Janar 2022, 10:25 Nga DOSJA
Vendi ka ngrirë! Sinoptikania Porja: Nesër tërhiqet vala e

TIRANË- Moti i keq në Shqipëri, sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin për ditët në vijim në vendin tonë. Në një lidhje live për “News24”, ajo ka bërë me dije se nga nesër situata me motin do të përmirësohet dhe temperaturat do të pësojnë rritje.  Po ashtu, shtoi se deri në fund të muajit janar, temperaturat do të jenë të qëndrueshme dhe në rritje të lehtë.

“Nga nesër do të nisë tërheqja e valës të së ftohtit,“-tha ndër të tjera ajo. Riaktivizim të kësaj vale të ftohti pritet të ketë në datat 5 dhe 6 shkurt, për të vijuar më pas me temperatura me normale. 

“Ka filluar në fakt edhe aktualisht duke qenë se kemi rrezatimin diellor të kemi një temperaturë më të zbutur. Sot mëngjesi ka qenë shumë i ulët. Nga ora në orë do të ketë ndryshime të theksuara. Ka tërheqje të valës duke bërë që të ketë nesër rritje me 3-4 gradë temperaturat. Zonat malore mbeten problematike. Deri në fund të muajit rritet ndjeshëm ultësira perëndimorë. Do të ketë shumë pak reshje ekstremi verior. Janë shira të pakëta. A do të ketë përsëritje? Futet edhe muaji shkurt me një riaktivizim të kësaj mase duke bërë që deri në 5-6 të ketë temperature të ulëta. Pritet që pas kësaj date do të kemi temperaturat tipike të shkurtit në temperaturat normale. Zonat ulëta arrijnë deri në 14 gradë, ndërkohë mbetet minus 5 qarku i Korçës dhe verilindja”, u shpreh Porja.

LAJMI KRYESOR: Dita më e ftohtë! ACAR në Shqipëri, në zonat malore temperaturat deri në -20°C

(k.m/dosja.al)  

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi moti i keq ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi

Sondazh

Poll