Aktualitet

U ekzekutua për gjakmarrje! Ky është 65-vjeçari i vrarë, familja hap dyert e mortit

25 Janar 2022, 10:49 Nga DOSJA
U ekzekutua për gjakmarrje! Ky është 65-vjeçari i

LEZHË– Ky është 65-vjeçari, Lekë Lekëgjonaj i cili i ekzekutua me armë zjarri për gjakmarrje një ditë më parë në fshatin Manati të Lezhës. I moshuari u qëllua me armë nga 17-vjeçari, Florian Përvathi në oborrin e banesës. Familja e 65-vjeçarit, ka hapur ditën e sotme dyert e mortit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në oborrin e shtëpisë së Ndue Lekëgjonajt, vëllait të Lekës, i cili ishte rikthyer në banesën e tij dhe sapo kishte zbitur nga makina kur i është afruar 17-vjeçari Florian Përvathi, i cili e ka qëlluar më 4 plumba pistoleta duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit, i riu u vetëdorëzua në polici duke pranuar se vrasjen e kreu për gjakmarrje, për të marrë në këtë mënyrë hakun e babait të tij. Në vitin 2009 vëllai i viktimës së djeshme ka vrarë babin e 17-vjeçarit, i cili asokohe ishte shumë i vogël.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet leke lekgjonaj leke lekgjonaj ekzekutohet leke lekgjonaj leke lekgjonaj

Sondazh

Poll